Bashkia e Beratit ka reaguar pas vdękjes trāgjike të 5-vjeçarit Aleksandër Brahimasi, teksa e zuri korenti kur po lunate në tunelin e vendosur për dekorin e festive të fundvitit.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, bashkia ka nisur një inspektim të hollësishëm të sinjalistikës rrugore dhe linjave të ndriçimit public në qytet.

Bashkia e Beratit thekson se është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

“Ka nisur një inspektim të hollësishëm të sinjalistikës rrugore dhe linjat e ndriçimit publik në qytet. Bashkia Berat është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes tepër të rëndë.

Bashkia Berat garanton bashkëqytetasit se siguria e jetës së qytetarëve është detyra jonë parësore dhe nuk do të tolerohet asnjë neglizhim.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen trāgjike të jetës së të dashurit të tyre!”, thuhet në reagimin e bashkisë./BW

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP