Dhurata është diagnostikuar me kancer, ndërsa bashkëshorti ka probleme me zemrën.
TIRANË- Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë dhe tepër të vështirë të zonjës Dhurata Koka. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë përballur me probleme të shumta shëndetësore. Dhurata është diagnostikuar me kancer, ndërsa bashkëshorti ka probleme me zemrën.

Gjendja e vështirë ekonomike dhe ajo shëndetësore i detyroi të dy prindërit të merrnin vendimin e vështirë, që të jepnin për adoptim vajzën e tyre. Vajza atëherë ishte vetëm 14 vjeç dhe halla e saj ishte ajo që e birësoi. Dhurata mes lotësh shprehet se nuk e ka patur aspak të lehtë, por mendoi vetëm për të mirën e vajzës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP