Masat e marra për frenimin e pandemisë së koronavirusit, kanë bërë që sektori i turizmit në Kosovë të pësojë humbje të mëdha.

Tashmë orientimi i agjencive është drejt paketave të lira, të cilat të tërheqin më së shumti qytetarët e Kosovës apo ata të rajonit. Me humbjet që shkojnë në miliona euro, rimëkëmbja e turizmit duket gati e pamundur pa ndihmë nga shteti.

“Dëmet në sektorin e turizmit nga pandemia e Covid 19 janë jashtëzakonisht të mëdha, duke pasur parasysh që është një sektor I prekur direkt që nga dita e parë dhe kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Të gjitha subjektet hoteliere, të gjitha restorantet, kafenetë, të gjitha agjencitë turistike, komplet I gjithë sektori është prekur që në fillim, e kjo ka ndikuar medoemos negativisht qoftë tek punësimi, qoftë tek zhvillimi ekonomik”.

Shoqata ka hartuar një plan prej pesë pikash për daljen e sektorit nga kriza, duke përmendur ndër të tjera uljen e TVSH-së në degën e akomodimit nga 18 në 8% apo krijimin e kushteve për kredi me norma të ulëta interesi. Duke qenë se ende nuk dihet kur do të hapen kufijtë, Hoti shton se këtë vit, nuk presin të ketë shumë vizitorë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP