Gazetarja e njohur Iva Tiço ka folur për bashkëjetesën me të fejuarin e saj Gjerman.

E ftuar në emisionin “Rudina” Iva ka bërë me dije se është hera e parë që bashkëjeton me dikë dhe ndihet e lumtur. Ndër të tjera ajo ka treguar se i dashuri i saj është me profesion IT.

“Në këtë periudhë jam e lumtur sa më vjen edhe turp të them se jam e lumtur, është e dukshme se jam e lumtur, sepse nuk po marr pjesë në asnjë debat, nuk po zihem me askënd, pra kam një lloj indiference që shumë njerëz ma kanë thënë se do kalojë… e shpjegoj me këtë lloj gjëje, që jam duke u marrë me jetën time personale, të gjithë më thonë do të kalojë, por nuk dua të më kalojë lumturia me thënë të drejtën.

Për momentin jetojmë të dy në shtëpinë time. Prandaj them që nuk di, dua të shpjegoj shenjat ndonjëherë, si kanë ardhur gjërat, sepse nganjëherë është e kotë të bësh plane, pasi për herë të parë unë kisha bileta të programuara disa muaj përpara dhe gjithçka ndryshoi për shkak të virusit”, u shpreh Iva.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP