Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të largohet nga jeta politike në përfundim të mandatit të tij si kreu i shtetit.

Në një intervistë, ai ka thënë se është ngopur me pushtet këto 20 vitet e fundit, pasi është një nga të paktët politikanë të Kosovës që gjithmonë ka patur pushtet në këto 20 vite.

”Nëse dikush është i ngopur me kompetenca në këto 20 vjet, jam unë i ngopur në Kosovë”.

”Dhe i njoh kompetencat edhe të ekzekutivit edhe të Presidencës, dhe e bëjë shumë qartë atë dallim të kompetencave”, është shprehur Thaçi.

Ndërkohë ai është shprehur se po e pret me padurim shkurtin, kur i mbaron edhe mandati si President i vendit.

“Unë jam munduar të jem i sinqertë, korrekt dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e di cilit lider do ti ndodhë ajo që mua më ka ndodhur që pas dy vitesh qeverisje të vlerësohem më tepër se kur kam nisur qeverisjen, pra më 2014. Tash e 6 vjet unë nuk jam më kryeministër. Secili ka të arriturat e veta dhe unë i vlerësoj. Kosova ka një traditë demokratike, të funksionimit të institucioneve. Uroj që secili të ketë suksese në prioritetet që ka”, u shpreh Thaçi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP