Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka shtruat idenë se të gjitha bashkitë në vend duhet të jenë të gjelbra, pa dallim, këtu përfshirë edhe ato 6 të cilat konsiderohen nga qeveria si të kuqe.

Përmes një postimi në rrjetin social të ‘Facebook’, Alimehmeti tregon se përse qytetet si Tirana, Kamza apo Kruja, duhet t’u rikthehen normalitetit.

Ai shprehet se që të shënohesh ‘zonë e kuqe’ do të thotë të kesh të paktën 50 raste të reja për 100.000 banorë në një javë dhe asnjë nga bashkitë e Shqipërisë nuk i përmbush këto kushte. Kjo sipas vendimit normativ të Gjermanisë, pasi për Shqipërinë nuk është bërë publik informacioni mbi indikatorin e përdorur për të caktuar një bashki të kuqe apo të gjelbër.

Postimi i plotë:

“Te gjelber” apo “te kuq”, kjo eshte çeshtja!

Sipas vendimit normativ te Gjermanise, qe te shenohesh “zone e kuqe” do te thote te kesh te pakten 50 raste te reja per 100.000 banore ne nje jave!

🚩 Po perdor indikatorin e Gjermanise, pasi per Shqiperine nuk eshte bere publik informacioni mbi indikatorin e perdorur per te caktuar nje bashki te kuqe apo te gjelber.

🚩 Asnje nga bashkite e Shqiperise nuk i permbush keto kushte, pra, sipas standardit te Gjermanise, te gjitha bashkite duhet te jene te gjelbra.

Nisur nga numri i banoreve, numri minimal i rasteve per “bashkite e kuqe” eshte:

👉 Tirana: duhen 247 raste/jave dhe ka 21 raste (8.5%).
👉 Kamza: duhen 52 raste/jave dhe ka 9 raste (17.3%).
👉 Shkodra: duhen 100 raste/jave dhe ka 6 raste (6.0%).
👉 Fieri: duhen 145 raste/jave dhe ka 5 raste (3.4%).
👉 Kruja: duhen 30 raste/jave dhe ka 14 raste (46.7%). Kujdes ketu!

Bashkite e cuditshme te kuqe:
👉 Durresi: duhen 88 raste/jave dhe nuk ka asnje rast (0%).
👉 Kurbini: duhen 23 raste/jave dhe nuk ka asnje rast (0%).

Nder bashkite e gjelbra:
👉 Berati: duhen 61 raste/jave dhe ka 1 rast (1.6%).

Kjo eshte situata e javes 06-12 Maj 2020.

Megjithate, asnje nga bashkite e medha nuk duket te jete afer pragut kritik.

Lirimi i masave po shoqerohet me mosrritje te rasteve te reja!
Ky eshte nje lajm shume i mire!

Koment: situata eshte dinamike dhe si e tille duhet trajtuar.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekesise, UMT/Shqipëriaime

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP