Zbulimi i dy autorëve të ekzèkutimit të dy vëllezërve në Durrës është bërë përmes zbulimit të tabulateve telefonike të viktîmave nga ana e policisë. Pas shumë bisedash të zbuluar nga tabulatet telefonike mes dy vëllezërve Haxhia të ekzèkutuar, ishin dhe bisedat me dy të arrèstuarit si autor të kësaj vràsje në tregun e makinave në Durrës.

Gjetja e celularëve të viktimave të pacènuar ishte një ndihmë e madhe për grupin hetimor. Analiza e tabulateve të celularëve ishin çelësi i suksesit pasi bëri të mundur zbulimin e një disa personazheve të dyshuar ku u futën në rreth edhe autorët e krîmit.

Pas shoqërimit të tyre në polici dhe marrjes së gjurmëve të gishtave, policia në të njëjtën kohë gjeti dhe makinën e autorëve.

Pas analizimit, në makinë u gjetën dhe gjurmën e njërit prej autorëve, konkretisht të 22-vjeçarit me iniciale K.A. Pasi gjurmët e gishtave përkonin me 22-vjeçarin, i shoqëruar më parë në polici nga tabulatet telefonike, u bë dhe arrèstimi i tij. Ishte pikërisht 22-vjeçari që pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor, tregoi të gjithë ngjarjen dhe bashkëpunimin me Altin Ndocin, 33 vjeç, që u arrèstuar pasditen e djeshme në Tiranë.

Altin Ndoci dhe 22-vjeçari àkuzohen edhe për ekzèkutimin e 2 të rinjve Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia më 27 prill po në të njëjtin vend, te tregu i makinave.

Të dy këto ekzèkutime janë bërë për shkak të prishjes së pazareve të drògës./shqiptarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP