Vazhdon të rritet numri i rasteve dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas raportimeve të fundit numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milion e 101 mijë e 974. Numri i të vdekurve ka shkuar në 280 mijë e 451 persona.

Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur. Numri i pacientëve të shëruar në mbarë botën ka shkuar në 1 milion e 441 mijë e 866. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 347 mijë e 309 të infektuar dhe 80 mijë e 37 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e dyta ku në total ka 262 mijë e 738 raste dhe 26 mijë e 468 të vdekur. Italia renditet e treta me 218 mijë e 268 raste në total dhe 30 mijë e 395 të vdekur. Pas Italisë renditet Mbretëria e Bashkuar me 215 mijë e 260 raste dhe 31 mijë e 587 raste.

Rusia renditet në vendin e pestë me 198 mijë e 676 raste në total por ka një numër të ulët të vdekjeve me 1 mijë e 827 të vdekur. Pas Rusisë renditet Franca me 176 mijë e 658 raste dhe 26 mijë e 310 të vdekur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP