Seria A po humbet dita ditës mundësinë për të rifilluar normalisht për shkak të mos rënies dakord për protokollin e shëndetit. Duke qenë edhe se qeveria vendosi të mos lejonte asnjë aktvitet sportiv deri më datë 14 qershor atëherë hipoteza më e mundshme është data 20 qershor, por në këtë rast vështirë se kampionat do të luhej me formulën aktuale.

Mediat italiane shkruajnë se hipoteza e fundit e federatës është që të luhet me ‘play-of’ dhe ‘play-out’. Në këtë mënyrë sezonin do ta vazhdonin vetëm 10 skuadra. Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta do të diskutonin titullin kampion, ndërsa 6 skuadrat e fundit do të luajnë mes tyre për të mos rënë nga kategoria. Të gjitha ndeshjet do të jenë pa tifozë dhe do të luhen në qendër ose jug të Italisë, pasi autoritet nuk pranojnë të rrezikojnë shëndetin e askujt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP