Tirana pa makina për shkak të masave kundër CODIV-19 u la pas: nga sot, kryeqyteti iu rikthye zhurmes se zakonshme dhe trafikut të rënduar të automjeteve.

Lehtësimi I masave nxori në rrugë mijëra automjetev që në orët e para të mëngjesit. Në shumë rrugë të Tiranës lëvizjet ishin të ngadalta për shkak të ngarkesës.

Thënë ndryshe, kryeqyteti te jepte përshtypjen e një dite të zakonshme pune dhe jo izolimi.

Trafik të rënduar kishte kryesisht në akset kryesore si në Unazën e Re, rrugën e Elbasanit, Bulevardin kryesor etj.

Këtë të hënë hynë në fuqi një sërë masash lehtësuese për qytetarët.
Disa qytete iu shtuan listës së zonave të gjelbërta e po ashtu u lejua edhe transporti ndërqytetas me taksi, me jo më shumë se dy pasagjerë nga e njëjta familje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP