Kryeministri Edi Rama për më shumë se 1 javë është në qendër të akuzave nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit si shkaktari kryesor i shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Por ditën e djeshme Kryeministri nga foltorja e Kuvendit “bëri një hap pas”, pasi deklaroi se teatri do të ndërtohet siç ishte, madje me projektin e plotë të arkitektit italian.

Megjithatë, kjo godinë nuk do të ngrihet aty ku ka qenë, por në një vend tjetër.

Rama ditën e sotme e ka nisur me një shprehje nga Imam Gazaliu, në të cilën thuhet se “disa kthesa janë shumë të vështira, por duhet të merren për të vazhduar rrugën”.

Duket se Rama ka reflektuar sadopak për prishjen e Teatrit, që pavarësisht gjendjes që ishte, shërbente si një objekt historik në Tiranë.

Foto e postuar nga Rama:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP