Sot është dita e fundit e ”Lock- Down” për grekët pasi nga nesër do të lëvizin lirisht duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.

Rënia e karantinës në Greqi vlen për gjithë vendin teksa do të hapen dyqanet e vogla, kishat, libraritë, njësitë shitëse me pajisje elektronike, KTEO, produktet atletike, parukeritë (me randevu) qendrat estetike, produktet okulare.

Javët e fundit shteti helen ka pasur rënie të madhe të numrit të viktimave apo të infektuarve krahasim me marsin ku u shënua dhe piku.

Greqia numëron 2 mijë e 600 të infektuar nga të cilët 50% jaanë shëruar plotësisht kurse 144 e humbën betejën me COVID-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP