Kurba në Italia vijon rënien e saj si me numrin e viktimave dhe me atë të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima nga koronavirusi për një total prej 31106

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 3502 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 112541

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 888 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 222104 që nga fillimi i pandemisë

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 69 viktima për një total prej 15185 që nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive në rajon sot ishin 394 për një total që nga fillimi i krizës shëndetësore prej 83 298.

Në Lombardi në terapi intensive ndodhen 307 pacientë, 15 më pak se dje. Të shëruar në Lombardi sot janë 1113 për një total prej 29 356

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP