Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoni, duke e çuar kështu numrin e viktìmave në 110.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton se personat që kanë humbur jetën janë: një grua 65 vjeçe dhe një burrë 71 vjeç nga Shkupi; një 73-vjeçar nga Tetova dhe një tjetër i moshës 41 vjeç nga Prilepi.

Sakaq, raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 512 teste, ku 19 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ka thënë se numri është rritur për shkak se qytetarët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 110 viktìma, ndërsa 1.858 janë të infektuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP