Prej dy ditësh Kosova po sheh një rritje të lehtë të rasteve pozitive me COVID-19. Një ditë më parë u shënua dita historike me asnjë rast të ri, por dje kishte 6 kurse sot 9.

Totali i rasteve pozitive me koronavirus ka shkuar në 1 mijë e 47 teksa sot janë 3 të shëruar.
Ajo që bie në sy është se Prizreni dhe Prishtina nuk kanë pasur asnjë rast të ri sot. Vushtrria ka qenë epiqendra e rasteve me 8 të reja kurse një tjetër ka qenë nga Gjilani.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 9 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan.

Sot më 26 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 794 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP