Policia e Durrësit procedon në gjendje të lirë regjisorin Robert Budina dhe kreun e PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferri.

Dy personat do të hetohen në gjendje të lirë pasi kanë organizuar protestën në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, pasditen e sotme, për mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, pas tubimit në qytetin bregdetar në Tiranë ka nisur protesta e aktivistëve dhe aktorëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kundërshtojnë rrethimin me gardh nga Policia të vendit ku ishte Teatri.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë lajmëruar se peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar atje ku ishte dhe siç ishte do të shkojë në çdo qytet të Shqipërisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP