Për shkak të pandemisë së koronavirusit, këngëtari i njohur Mozzik karantinën e kaloi me familjen e tij në Kosovë. Kjo situatë e ka mbajtur larg vajzës së tij Hana.

Siç dihet, Hana jeton me të ëmën, Loredanën, që prej ndarjes së çiftit. Pas tre muajsh në karantinë, këngëtari ka udhëtuar drejt Zvicrës për të takuar vogëlushen e tij.

Mozzik në Instastory ka ndarë disa foto të ëmbla me vajzën. Në një foto këngëtari ka veshur atlete ‘matchy-matchy’ me Hanën.

Ndërsa, në një foto tjetër Mozzik shfaqet pranë vaskës teksa vajza bën dush.

Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana prej kohësh janë ndarë, por ajo që i mban ende bashkë, është vajza e tyre Hana.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP