Koronavirusi ka mbyllur brenda në shtëpi një numër të madh personash në vendin tonë dhe kjo ndikon jo pak edhe në shëndetin mendor.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se maji është muaji i ndërgjegjësimit të shëndetit mendor, ndërsa shton se ngritja e kësaj çështjeje ka rëndësi akoma më të madhe në këto momente të COVID-it.

Postimi i ambasadës

“Maji është muaji i Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor dhe në kohën e COVID-19, ngritja e kësaj çështjeje ka rëndësi akoma më të madhe.

Për këtë arsye, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, gjatë serisë së tyre “Youth Talk” me Ela Tollkuçi, psikologe dhe profesoreshë në universitetin Mesdhetar Shqiptar, biseduan mbi shëndetin mendor gjatë pandemisë, sidomos tek të rinjtë.

Ata diskutuan mbi mënyrat se si mund t’i jepet fund stigmës që lidhet me shëndetin mendor dhe mbi praktika më të mira që ne të gjithë duhet të ndjekim për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP