Ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se nga 1 qershori stacionet e plazheve do të jenë të hapura vetëm për hotelet sepse ato mund të sigurojnë distancimin social dhe rregullat për covid-19.

“Në 1 qershor do hapen stacionene e plazheve në hotele. Do thoni ju po pse vetëm në hotele. Do hapen në hotele se ato janë struktura që kanë mundësi të sigurojnë distancimin social, higjenën, rregullat e menaxhimit të covid-19”, tha Klosi në emisionin e Eni Vasilit.

Më tej, ministri tha se turistët janë larguar nga plazhet me policë sepse janë hapur baret dhe restorantet në zonat bregdetare, por jo plazhi si stacion.

“Larja në det, shkuarja në plazh dhe përdorimi i shelzoneve do të krijonte një shqetësim për situatën ku jemi. Pra ajo që ka qenë deri para 10 ditësh ka qenë pezullimm i përdorimit të këtyre hapësirave. Nga data 17 maj ne kemi hapur baret dhe restorantet në të gjitha hotelet e Shqipërisë. Por kjo s’do të thotë që është hapur plazhi si stacion”, u shpreh ministri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP