Antoneta Koçi ka qenë e ftuar sot në Pop Culture, në rubrikën “Një ditë me Dojnën”. Moderatorja e ka pyetur ndër të tjera për çmendurinë më të madhe që ka bërë deri më sot dhe Antoneta e “Përputhen” ka folur për një udhëtim të fr.ikshëm për në Serbi. Ajo tha shprehimisht se ka parë “ho.rror me sy”.

“Kam bërë një udhëtim në Serbi me autobus me një grup shoqëror dhe një nga vajzat na e ndaluan në kufi. Kishte harruar pasaportën dhe qëndroi me një djalë atje. Unë me tre shoqe vazhduam rrugën me një autobus vetëm me serb. Ata na fajsonin ne për vonesën në kufi dhe thonin vetëm “albanski, albanski”. Ishte ora 12 e natës, dhe në autobus ishte vendosur një film ho.rror, një situatë e fr.ikshme“- tregon Antoneta.

“Ne nuk kishim një numër kontakti të personit që na priste se na duhej të ndalonim në mes të rrugës. Nuk merreshim dot vesh sepse asnjë aty nuk dinte anglisht. Vetëm një serb që dinte, në momentin kur duhet të zbrisnim po fliste në telefon. U bë një situatë shumë e pakëndshme sa nuk dinim ku do përfundonim. Shoqja ime filloi të lutej dhe unë po mendoja: Antoneta ti gjithë kjo vajzë, prindërit e tu sak.rifikuan për ty dhe do përfundosh pros.titutë në Serbi.”- rrëfeu ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP