Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratën e Lulzim Bashës, i cili u shpreh se opozita nuk e ka braktisur Reformën Zgjedhore duke nënkuptuar rikthimin në tryezë pas bojkotit.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus” shkruan Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP