Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, ka njoftuar se coronavirusi nuk përhapet lehtë nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse në udhëzimet e mëparshme u deklarua se njerëzit mund të infektohen lehtë me coronavirus nga sipërfaqet e kontaminuara, agjencia shëndetësore nuk e konsideron më si një mënyrë parësore të përhapjes së virusit.

Agjencia shtoi se coronavirusi nuk transmetohet me lehtësi nga prekja e sipërfaqeve ose e objekteve.

Sidoqoftë njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi shkencëtarët po punojnë që ta zbulojnë më gjerë se si përhapet virusi, paralajmëron CDC.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP