Debati më i madh që po gjeneron sot në hapësirën mediatike, kulturore dhe social-politike të vendit, është shembja e Teatrit Kombëtar, dhe detajet për ndërtimin e Teatrit të ri.

Ndërkohë në Itali po kërkohet të shembet stadiumi historik San Siro. Nëse do të ishte për Mbikëqyrjen e Trashëgimisë Kulturore, San Siro mund të shembet. Kjo pasi nuk paraqet ndonjë “interes kulturor”.

Kjo u propozua nga Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore të Lombardisë, duke iu përgjigjur një kërkese që, nëntorin e kaluar ishte paraqitur nga junta e drejtuar nga kryetari Beppe Sala. Junta donte të dinte nëse Meazza kishte ndonjë vlerë arkitektonike, përpara se të jepte dritën e gjelbër për projektin e paraqitur nga Inter dhe Milani. Projekt që parashikon, në fakt prishjen, për të ndërtuar një stadium të ri gjithnjë në rrethin San Siro. Në atë kohë, junta shpresonte të gjente përkrahje edhe për idenë e kryetarit Sala, i cili e kishte deklaruar gjithmonë veten në favor të ristrukturimit të San Siro “historik”.

“Meazza nuk mund të mbrohet”, thuhet në dispozitën që sapo ka mbërritur në Bashki, sepse nuk u nënshtrohet dispozitave “mbrojtje të trashëgimisë kulturore”. Me fjalë të tjera, mbetet shumë pak nga ndërtimi historik midis dy luftërave botërore. Dhe ndryshimet pasuese, shumë më thelbësore, nuk janë pjesë e trashëgimisë që duhet të ruhet. Sepse këto janë ndërhyrje arkitekturore në zhvillim e sipër dhe të lidhura me nevojat e shoqërisë moderne.

Vendimi përcakton përfundimisht rrugën e marrëveshjes midis dy klubeve dhe administratës komunale për ndërtimin e stadiumit të ri dhe transformimin e zonës. Zona në të cilën qëndron fusha e stadiumit do të bëhet një park / qendër sportive e hapur për publikun, ndërsa rreth zonës ajo do të transformohet duke ngritur një hotel, një qendër tregtare dhe hapësira rekreative.

Teknikët e Bashkisë dhe të dy ndërmarrjeve janë në javët e fundit në përfundim të bisedimeve për të vendosur për “indeksin e ndërtesës” dhe shërbimet që do të jenë të nevojshme për zonën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP