Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se Edi Rama është njeriu që nuk e do reformën zgjedhore, pasi do t’i bëjë zgjedhjet me çunat problematikë (referuar përgjimeve të publikuara nga BILD).

Basha tha në një intervistë për gazetaren Mirela Milori se Rama nuk e ka problemin te sistemi, por te vjedhja dhe blerja e votave. Kreu demokrat bëri gjithashtu përgjegjës kreun e qeverisë për situatën e rënduar ekonomike, në të cilët ndodhet sot vendi ynë.

“Ditën e djeshme ka ndodhur diçka tronditëse. Në parlament, ka pranuar se e gjitha u bë për të marrë truallin. Tha jam gati të ndërtoj në një vend tjetër. Pastaj doli fusha dhe tha që s’kam hequr dorë nga kullat. Kjo është një vjedhje e hapur. Rama i ka vënë kazmën Shqipërisë. I ka vënë kazmën fermerëve, ekonomisë në tërësi, si dhe kulturës. E tregoi me shembjen e teatrit. E ka zhytur Shqipërinë në krizë ekonomike.

Edi Rama është njeriu më i painteresuar për reformën zgjedhore, sepse do të bëhen votimet me çunat problematikë. Në rajon, kryeministrat në detyrë kanë dhënë dorëheqjen për gjëra më të vogla se vjedhja e votave.

Tryeza e zgjedhores ka për qëllim t’i garantojë shqiptarëve proces të lirë. Me përbushjen e reformës zgjedhore qytetarët do mund të votojnë të lirë e të pashqetësuar nga çunat problematikë.

Unë jam për sistem maxhoritar, me dy dhoma, 100 deputetë e 40 senatorë. Rama nuk e do reformën zgjedhore, opozita padyshim që është pro. Rama nuk e ka problemin te sistemi, por te blerja e votave, te vjedhja e votave. Ne kemi nisur punën anëembanë Shqipërisë, jo vetëm për ta shporrur me votë këtë regjim, por për t’i dhënë qytetarëve mundësinë të votojnë të lirë. Sfida jonë është t’i nxjerrim shqiptarët nga kjo krizë, kryesisht ekonomike. Kemi 61 mijë të shpunësuar në 2 muaj. Situata është më keq se në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Krimi më i madh i Ramës është me bukën e fëmijës. Shifra e bizneseve që mbyllen çdo ditë, është 100. Në Divjakë, fermerët kanë 7 vjet që nuk shohin kokërr leku subvencione nga shteti dhe çdo ditë hedhin prodhimet e tyre.

Sot ata që janë në dosjet 184 dhe 339 duhet të ishin para drejtësisë. Paratë e shqiptarëve vidhen me koncesione, me PPP, me kontrata fantazëm, me inceneratorë. Edi Rama edhe në kohë pandemie i jep shqiptarëve 1/3 e parave që jep Kosova, ndërsa oligarkëve u jep miliarda”, ka thënë Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP