Dosja.al mëson se subjekti është në pronësi të biznesmenit 44-vjeçar me inicialet A.B., i cili, gjithashtu, në një njëjtën hapësirë bregdetare kishte ngritur edhe latër çadra, pa lejen e bashkisë.

HIMARË– Një subjekt privat në zonën e plazhit të Drymades është gjobitur me dy milionë lekë të reja, pasi kishte bërë ndërhyrje në hapësirën bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte.

Dosja.al mëson se subjekti është në pronësi të biznesmenit 44-vjeçar me inicialet A.B., i cili, gjithashtu, në një njëjtën hapësirë bregdetare kishte ngritur edhe latër çadra, pa lejen e bashkisë.

Tashmë, 44-vjeçari është proceduar penalisht për veprat penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”, pavarësisht gjobës 2 milionë lekëshe që do të duhet të paguajë.

IKMT-ja ka pezulluar gjithashtu edhe çdo lloj punimi që kishte nisur të bëhej në këtë subjekt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP