Një ngjarje misterioze raportohet nga Patosi, ku banorët e zonës kanë lajmëruar në Polici për të shtëna me armë zjarri pranë një berberhane.

Por kjo nuk është konfirmuar nga blutë e qytetit, të cilët thonë se nuk ka të dhëna për persona të plagosur.

Policia thekson se nuk ka pasur përplasje me armë, apo krisma, por një aksident mes dy makinave.

Megjithatë, në vendin e ngjarjes nuk ka as mjete e as gëzhoja, duke e mbushur me mister këtë ngjarje, raporton korespondentja e Panorama, e cila ka siguruar edhe foton nga vendi ku dyshohet për përplasje me armë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP