Deputeti Lefter Maliqi i ka dedikuar një poezi kryeministrit Edi Rama, ku edhe nuk i ka kursyer fyerjet.

Më tej, deputeti vijon me ‘jetëshkrimin’ e kryeministrit Rama duke shkruan se ai po shkatërron vendin dhe bën thirrje për kryengritje. Më pas, poezia përfundon me vargjet e Fan Nolit, nga poezia e tij “Anës lumenjve”.

POEZIA

Jetëshkrimi i Rrumpallbeut

Na drejton një Rrumpallë! Pasi i rrëmbeu të gjitha, Kërkon Rektor dhe mbron Dvoran, Është bërë më keq se Shejtan.

Kishim dikur në mëhallë, Një djalë të gjatë por budallë, Si kali në lëmë sillej vërdallë, Shiste mend “Kam babain në Kuvend”.

U nis budalli të bëhej sportist, E përzunë, ishte batakçi, Provoi të bëhej edhe pikturist, S’arriti të bëhej as bojaxhi.

Në shoqëri s’u bë kurrë i mbarë, Me gratë s’gjeti asnjëherë karar, Kudo ku kulloti, kudo ku shkoi, Gjithçka prishi, çdo gjë turbulloi.

U rrit debili dhe koha ndërroi, Të merrej me politikë ëndërroi, Edhe këtu si kudo dështoi, Në emigracion përfundoi.

Por … ky debil e psikopat, S’paska qenë krejt pa fat, Poshtë urës n’Francë Nano e kap, Dhe e sjell ministër në qeveri, E bëri edhe Kryetar në Bashki.

Mjeshtër intrigash e mashtrimi, Tra.dhëtoi shokë e shiti miq, Vetëm për të arritur tek qëllimi, Bashkëpunon me njerëz të ligj.

Sot ky budalla vendin “qeveris” S’la gjë pa ndyrë e pa bërë pis, Po sjell vërdallë gjithë miletin, Tani provon të bëjë edhe mbretin.

Me tepsi e me timon, Gjithë miletin po shkallon, Cdo ditë bukur aktron, Edhe popullin e mashtron,
Luftën vet e sajon, Me armik të padukshëm po lufton, Me blinda e autoblinda gjithë vendin po tm.erron.

Cdo ditë citon fjalët b.urg, b.urg, b.urg, lu.ftë, lu.ftë, lu.ftë, Nga bunkieri i Surrelit popullin e tm.erron,
Oligarkët i gezon, tenderat i vazhdon, Popullin e varfëron dhe nënshtron.

Nga cdo anë ushton jehona, Më në fund sh.përtheu Tirona, Revolucionit ju bashkua, Rilindjes nuk ju nënshtrua, bashkë me popullin lirinë, demokracinë e fituan.

Dhe një zë vëngon nga lumi, Më bucet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Dhe tirani lebetitet.

Po pëlcet, kë.rcet furtuna, Fryhet Vjosa, ngrihet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu i Surrelit dhe zengjini, Se pas shëmbjes ndriti jeta, Dhe kudo gjymon trumbeta.

Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundarë e puntorë, Që nga Shkodra gjer në Vlore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP