Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë! Moderatorja e njohur shqiptare e ka dhënë lajmin e bukur para pak ditësh përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj të zemrës, Eduart Grishaj.

Kurioziteti është i madh në lidhje me gjininë e bebushit. Sipas “Story”, bebushi që do të vijë së shpejti në jetë është djalë. Kanë qenë disa miq të çiftit që e kanë konfirmuar lajmin.

Eduarti ka filluar që tani që mendon për të ardhmen e fëmijës së tij të parë. Ai tha që nëse fëmija i tyre do ishte vajzë do bëhej regjisore dhe nëse do ishte djalë do dëshironte të bëhej futbollist.

Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj.

Arbana dhe Eduarti konfirmuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas dhe emrat e tyre u kthyen në kryefjalë për mediat. Megjithatë, tani ata nuk fshihen më për publikun dhe tregojnë hapur çdo gjë edhe lajme të bukura si ky i pritjes së ëmbël.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP