Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po mendohet të rihapë nga data 1 qershor kufijtë me të gjitha vendet e Ballkanit, për t’i dhënë një shtysë ekonomisë.
“Marrëveshja e ndërsjelltë për të lehtësuar kufizimet për kalimin e kufijve është një nga elementët kryesorë për stimulimin e ekonomisë, veçanërisht në fushën e turizmit,” tha Vuçiç në një konferencë video me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë , Kroacisë dhe Sllovenisë, shkruajnë mediat serbe.
Advertisements
Më parë të martën, Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç tha që Serbia planifikon të rihapë kufijtë e saj për qytetarët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut më 1 qershor.
Në një kohë kur vendet e rajonit janë hedhur në “sulm” për të tërhequr sa më shumë turistë dhe për t’i dhënë shtysë ekonomisë pas goditjes së rëndë nga pandemia e koronavirusit, Shqipëria ende s’ka asnjë datë për hapjen e vendit.
Zyrtarë të qeverisë shqiptare kanë njoftuar shpesh herë se kanë gati planin për turizimin, si sektori i vetëm që mund të ndihmojë menjëherë në rimëkëmbjen ekonomike, por mesa duket ende s’kanë asnjë plan për hapjen e kufirit me Kosovën dhe vendet e tjera. /newsbomb
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!