Dita e sotme është përfshirë nga një paqëndrueshmëri e motit, e shtrirë në të gjithë territorin e vendit, e mesa duket ashtu do të vazhdojë dhe në ditët që vijnë.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, nesër moti sërish parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë dhe pasdite. Në mbrëmje më tepër kthjellime.

Reshjet e shiut, do të bëhen të pranishme gati në të gjithë vendin përjashtuar bregdetin. Përkohësisht, reshjet do të marrin formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike të izoluara dhe breshër, kurse era do të fryjë mesatare nga kuadrati i veriut. Në momentet me reshje, përgjatë bregdetit do ketë erë të vrullshme, e shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore 6º deri 18ºC

-zonat e ulëta 9º deri 27ºC

-zonat bregdetare 12 º deri 27ºC

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP