Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar të ndihet presioni i zgjedhjeve, ndërsa rivalët kanë nisur të shpalosin programet e tyre, por nuk kanë harruar që të thumbojnë njëri-tjetrin.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ironizuar rivalin demokrat që pritet të ketë në garën presidenciale të nëntorit Joe Biden.

Trump ka publikuar në Facebook videon e grupit të burrave nga Gana që përcjellin të vdekurit duke kërcyer dhe në arkivolin që ata mbajnë në duar është shkruar emri i Biden.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar presidentin e SHBA për shpërndarjen e kësaj videoje./ Opinion

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP