Regjisori Edmond Budina duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të Ramës se lëvizja për Teatrin do kthehet në Partinë e Presidentit Meta, tha se kryeminstri sheh ëndrra me makthe.

“Mesa duket kryeministri sheh ëndrra me makthe siç sheh endrra 20 vjet për teatrin. Se nga i vijnë këto ide e di ai. Këta e kanë kthyer gjithçka në tallava. Shiko parlamentin. Mua më duket e turpshme, problemi është që edhe atë parlament e kanë kthyer në çështje personale. Nuk mund ta kuptoj një kryeministër dhe një parlament që merret me çështje personale”, tha regjisori Budina në një lidhje direkte me Neës 24.

Gjithashtu, i pyetur nëse lëvizja për Teatrin do të kthehet në parti politike, Budina tha se atë e vendos populli.

“Atë e vendos vetë populli. Nëse do dali formacion i ri atë e vendos vetë ai. Ne duam të sjellim një mudësi të re që partitë në Shqipëri të mos jenë sekte që vendosin për anëtarët, për fatet e popullit dhe të Shqipërisë. Ne jemi këtu për të sjellë një mundësi të re dhe këtë e kemi treguar në sheshin e Teatrit ku secili ka marrë mikrofonin dhe ka thënë mendimin e tij”, shtoi ai.

Më tej, regjisori tha se ai ka qenë anëtar i Partisë së Punës dikur dhe se ka fshehur asnjëherë këtë fakt.

“Unë s’kam asgjë për të fshehur, dhe se kam fshehur që kam qenë anëtar i Partisë së Punës. Kam bërë atë që kam bërë. Por që të rri e të merret një parlament i tërë me thashetheme e si merret kryeministri jon, mua më duket për të qarë e për të qeshur. Këta po e shohin se populli po ngrihet dhe kjo i tremb”, tha regjisori Edmond Budina.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP