Komediani i njohur Jerry Stiller ka vdekur në moshën 92 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga djali i tij, aktori i famshëm Ben Stiller.

“Me trishtim iu them se babai im ndërroi jetë për shkaqe natyrale,”– shkroi Ben në Tëitter, duke e quajtur komedianin një baba dhe gjysh të shkëlqyer, si edhe një burrë të përkushtuar.

Advertisements

Lindur në Neë York në vitin 1927, Stiller kaloi shumë vite në duke aktruar së bashku me gruan e tij Anne Meara, e cila vdiq në 2015.

Stiller është shfaqur në disa komedi edhe me djalin e tij Ben, mes tyre në Zoolander, Zoolander 2 dhe The Heartbreak Kid.

Gjithashtu luajti rolin e Arthur Spooner në The King of Queens. Por për shumë njerëz do mbahet mend si babai i Jason Alexander në Seinfeld, një rol që ai luajti për gjashtë vjet.

Advertisements

Ai u nomiua në Primetime Emmy në 1997 për rolin e tij Frank Costanza.

Në vitin 2007, Stiller dhe Mearas iu dha një yll i përbashkët në Hollyëood Ëalk of Fame në Los Angeles.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP