Komisioneri i Ekonomisë së Bashkimit Evropian, Paolo Gentiloni ditën e sotme ka propozuar hapjen e kufijve gradualisht në mënyrë që të ringrihet industria turistike e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronaviruist.

Gebtiloni ka thënë se do të kemi një sezon turistik edhe pse do të jetë në masa dhe kufizime të rrepta, raporton BBC.

“Mesazhi ynë është që ne do të kemi një sezon turistik këtë verë, edhe nëse është me masa të sigurisë dhe kufizime të larta,” tha Gentiloni.

Kufijtë prej disa muajsh kanë qëndruar të mbyllura për shkak të pandemisë. Por disa vende kanë marrë vendimin që të rihapin kufijtë.

Kujtojmë që Kroaci ka hapur kufirin, gjithashtu Austria dhe Gjermania pranuan të heqin kufizimet.

Ndërkohë kancelari Sebastian Kurz tha se nga e premtja do të ketë kontrolle në vendkalimet kufitare dhe më më 15 qershor lëvizja e lirë duhet të rifillojë.

“Ne duam ta bëjmë jetën e përditshme të qytetareve më të lehtë dhe të bëjmë një hap tjetër drejt normalizimit,” tha Kurz.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP