Ish-velina Kejvina Kthella nuk po e mban më të fshehtë marrëdhënien e saj me reperin Seven Saraqi. Pas thashethemeve se dyshja tashmë janë në një lidhje, vetë Kthella ka publikuar një foot krah reperit me sy blu.

Të dy, personazhë të njohur të showbizin shqiptar ndodhen në Kaliforni, ku edhe kaluan izolimin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

Në një postim në Instastory, Kejina shihet krah Sevenit, teksa i prek atij kapelen. Ajo e ka etiketuar në postim këngëtarin, por nuk ka preferuar të thotë asgjë në lidhje me marrëdhënien me të, duke vendosur vetëm një ikonë me një fytyrë të qeshur.

Prej pak kohësh, në rrjet po qarkullojnë fjalë të shumta se dyshja janë tashmë duke shijuar një romancë. Gjithçka nisi pasi vetë reperi Saraqi, publikoi video ku shihej krah Kjevinës. Dyshimet u shtuan pasi këngëtari i fshiu këto video, si për të dashur të fshehë atë ç’ka vërtetë nënkuptonin pamjet.

Kejvina Kthella u vu për disa muaj në fokus të mediave, pasi iu zbulua lidhja me Redjan Rrajën, nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP