Kryeministri Edi Rama kur është pyetur mbrëmjen e sotme se me cilin kandidat do të rreshtohej në zgjedhjet Presidenciale në SHBA, Joe Biden apo Donald Trump, nuk preferoi të përgjigjej direkt.

“E kam të pamundur të përfshihem në këtë duel se i kam shumë miq që të dy”, tha Rama, ndërsa gazetari Çim Peka e pyeti “Je bërë mik me Trump?”

Kujtojmë se, në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA Rama duke komentuar mundësinë e fitores së Trump, u shpreh “mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President”. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme kryeministri pohoi se tashmë është mik me Presidentin e SHBA Donald Trump.

“Po. Për fatin tuaj të keq. E festuat fitoren e Trump sikur më rrëzuat mua në Shqipëri”, përmbylli Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP