Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot se po mendohet mbyllja e spitalit COVID 2, njohur si Sanatoriumi, ku vazhdojnë të trajtohen pacientet e sëmurë me koronavirus.mana

Në takimin e sotëm me kryeministrin Rama gjatë monitorimit të punës në depon e re farmaceutike në QSUT, Manastirliu theksoi se “Forcat janë përqëndruar në QSUT. Jemi duke menduar për mbylljen e COVID 2, duke qenë se edhe numri I pacientëve ka ardhur në ulje. Po duke u folsuar në QSUT nga data 18. Po ashtu, spitali COVID 3, ose ish Kirurgjia do të jetë shumë shpejt gati për ta mobilizuar dhe trajtuar këtu pacientët me Covid”- tha ajo.

Advertisements

Sipas ministres, duket në dukje që numrat janë ulur, por alerti është shumë i madh. “Strukturat po punojnë për të minimizuar riskun dhe kufizuar infeksionin, jemi në periudhë risku edhe pse numrat janë në ulje”- tha ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements