Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e frìkshme ndodhi në Korçë. Një i ri rreth moshës 20-vjeç tentoi të rrēmbente nga e ëma një vajzë 4-vjeçare. Fatmirësisht një adoleshent ndërhyri në kohë duke shpëtuar vogëlushen.

Së fundmi adoleshenti ka treguar për “Report Tv” se si ka ndodhur ngjarja dhe se si ka arritur të shpëtojë 4-vjeçaren. Ai ka treguar se e ka ndjekur autorin dhe më pas e ka ndaluar. Në vendngjarje ka kaluar dhe policia.

“Ishte e ëma dhe vajza, kaluan nga rruga. Unë isha me dy shokë, e pamë atë tipin që po iu shkonte mbrapa t’i merrte vajzën. E thirrëm dhe iku me vrap nga lagjja. E ndoqa me vrap, u lodh ai nga vrapi dhe e ndalova. Erdhën dy-tre shokët. Rastisi që kaloi policia dhe e kapi policia pastaj. Ai tentoi t’ia merrte nënës vajzës nga duart, , ajo e tërhoqi. Nëna u tremb, u trōmaks. Në ato momente vajza ishte e trembur”, ka treguar djali.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP