Pas publikimit të një videoje që bëri xhiron e rrjetit, merret menjëherë vendimi për 5 efektivët e policisë. Pezullohen nga detyra shefi i rendit dhe 5 policët në Gramsh.

Ata dukeshin në gjendje të de hur dhe ia morën këngës e valles gjatë një aksioni për kontrollin e territorit për mbjelljen e bimëve nar kotike.

Në videon e publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, disa efektivë policie duket se e kanë harruar punën për të festuar.

Ata kishin shkuar për aksion në Gramsh për sèkuestrim ha shashi dhe janë bashkuar me banorët e zonës për të shijuar disa momente argëtimi por në orarin zyrtar të punës.

Ata mësohet se sapo kishin përfunduar aksionin dhe janë takuar me një këngëtar të zonës ku edhe kanë harruar uniformën që mbanin veshur duke ia marrë këngës, rakisë dhe valles.

Nën efektin e alk oolit, këndojnë e kërcejnë dhe filmojnë njëri-tjetrin duke qeshur. Ditët e fundit janë bërë aksione kundër kultivimit të ha shashit në të gjithë vendin.

Pas një hetimi disa mujor, dje u vunë në p ranga 19 persona, mes të cilëve ishin edhe efektivë policie.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP