Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se prindërit duhet të qëndrojnë të qetë pasi ka “të dhëna të mira” se fëmijët nuk preken nga covid-19.

Në emisionin e Eni Vasilit, Alimehmeti ka thënë se prindërit kanë të drejtë të jenë të shqetësuar sepse janë bombarduar me informacion për covid-19 për disa javë, por sipas tij ata duhet të qëndrojnë të qetë pasi fëmijët edhe nëse preken, me shumë mundësi nuk e transmetojnë virusin.

“Patjetër që do jenë të shqetësuar (prindërit) se i kemi bombarduar prej shumë javësh me infoemacion. Kemi të dhëna të mira se fëmijët nuk preken. Ata rezultojnë pozitiv por nuk preken rëndë. Ka dhe të dhëna gjenetike që tregojnë se fëmijët nuk e replikojnë virusin dhe mund të mos e transmetojnë. Por duhet bërë kujdes me dorezat derisa të saktësohen të dhënat”, u shpreh mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP