Aue – Sandhausen ishte një nga katër ndeshjet e ditës së sotme në Bundesligën 2.

Vendasit shënuan fitore me rezultat 3-1 për të mbetur edhe më tutje në garë për vendin e tretë, që dërgon në barazh me vendin e 16 të elitës gjermane të futbollit, përcjell GazetaBlic.

Goli i parë erdhi në minutën e 5, ku Nazarov realizoi nga pika e bardhë.

Interesant është fakti sesi e festuan lojtarët golin. Pra, sipas rregullave të fundit, me bërryla. Disa madje as me bërryla.

Duhet të mësohemi t’i shohim kështu, pasi e njëjta formë pritet të jetë në të gjitha kampionatet deri në përfundim të koronavirusit, fatkeqësisht.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP