2 vite më parë, kryefamiljari i familjes Gorreja ndërroi jetë si pasojë e një smëundje të rëndë. Duke lënë pas veç dësëhpërim për dy vajzat dhe Elsën. Por, veç agonisë dhe dëshpërimit për humbjen e të atit, për to nuk ka asnjë ditë të qetë. Jetojnë në një shtëpi me gjyshen, e cila është duke ia bërë jetën ferr mbesave.

“Nuk mundem të vazhdoj më me atë idenë që babin nuk e kam. Me idenë që do vijnë, do të bërrtasin. Të mallkojnë ditë-natë, nuk të duan sado pak. Nuk ka asnjë shpresë, nuk i kam bërë asgjë. Nuk e di pse nuk na duan.

Përballë dhimbjes për humbjen e njeriut të shtrenjtë, ato vuajnë për bukën e gojës dhe mungesën e një shtepie pasi dhe ajo që jetojnë nuk është e tyre.

“Gjyshja nuk na flet, sepse në këtë shtëpi ajo na trajton sikur nuk ekzistojmë. Bërrtet, na mallkon, do vetëm që të ikim nga këtu, sepse nuk jemi asgjë për të. Askush nuk vjen të na ndihmojë. Ku të iki unë, ku të shkojmë, as kjo shtëpi nuk është e jona.”

Ndërsa Elsa, punon si pastruese por e ka të pamundur t’i ofrojë një çati dy vajzave të saj. Ndër të tjera shtëpia ato jetojnë vetëm në një dhomë, e cila është në kushte skandaloze dhe i vë në rrezik jetën e vajzave. Pasi në çdo moment mund të bjerë tavani.

Nevojitet ndihma e të gjithëve, pasi të gjithë bashkë kemi treguar se mund t’ia dalim mbanë të shpëtojmë jetë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP