Media e njohur gjermane Bild ka publikuar së fundmi një shkrim, ku theksohet se Pekini gënjeu botën për COVID-19. Sipas Bild gjithçka është bërë me qëllimin që Kina të mbledhë sa më shumë furnizime mjekësore në tregun ndërkombëtar, si maskat mbrojtëse, para se ato të bëheshin malli më i kërkuar në treg.

Bild i referohet një raporti se kret amerikan në të cilin thuhet se Kina ka ma shtruar botën dhe fshehur informacione për virusin, me qëllimin që të mbledhë rreth vetes sa më shumë mbrojtëse. Por kështu theksohet në shkrim se Kina me qëllim minimizoi virusin në fillim të janarit. Sipas saj, kjo solli rritjen e importit të pajisjeve mjekësore dhe uli ndjeshëm eksportet në këtë shtet.

“Më 15 janar, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), duke përmendur informacionet e qeverisë kineze, njoftoi se nuk kishte prova të transmetimit nga virusi korona nga njeriu në njeri. Ndërkohë, kërkesa për pajisje mbrojtëse (p.sh. maska ​​të frymëmarrjes) nga Kina u rrit me shpejtësi. Pekini përdori masa diktatoriale për të parandaluar”, thuhet në shkrim.

I njëjti raport thotë se Pekini, në mënyrë që të siguronte hapësirë ​​për të mbledhur sa më shumë produkte, ka vonuar publikimion e të vërtetës.

“Ata porositën sasi të mëdha maskash mbrojtëse, doreza dhe platforma kirurgjikale dhe pajisje të tjera mjekësore të nevojshme për të lu ftuar përhapjen e infeksionit. Në mënyrë të ngjashme, askush në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) nuk ishte në dijeni të zhvillimeve në Kinë në kohën e pandemisë”, shkruan Bild.

Sipas Bild një nga pasojat e sjelljes kineze është mungesa e pajisjeve mbrojtëse në tregjet botërore, gjë që e ka bërë të vështirë luftimin e virusit në vende të tilla si Italia dhe Spanja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP