Kompania ‘Fusha SHPK’ ka shtruar pak ditë më parë shtresën e parë të betonit, mbi të cilën do të vendoseshin dhe pllakat në Bulevardin e Sarandës.

Burime për webin lokal ‘Saranda Web’ bëjnë me dije se këto punime i janë prezantuar edhe supervizorit francez, i cili është interesuar edhe për kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza.

Supervizori është shokuar dhe me duart në kokë është rrotulluar disa herë rreth vetes, kur ka dëgjuar se kanalizimet nuk janë bërë, dhe se vendosja e tubacioneve do të kryhet në një fazë të mëvonshme.

Më pas, ai ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve për shtresën e betonizimit dhe vendosjen e pllakave, pa u shtruar më parë rrjeti i kanalizimeve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP