Berberët dhe parukeritë kanë ngritur qepenët ditën e sotme duke nisur nga puna. Në fotot e publikuara në media shihet se këto biznese ditën e sotme kanë pasur goxha fluks dhe radhë.

Advertisements

Advertisements

Me maska të vëna dhe me doreza, e dezinfektantë, parukeritë dhe berberët janë kujdesur që t’u ofrojnë klientëve një shërbim sa më cilësor, duke ruajtur edhe distancën fizike mes tyre. Pas tre muajsh, tashmë qytetarët do të marrin sërish shërbimet estetike dhe do të kenë mundësi të kujdesen për veten.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP