Një studente mjekësie fiton 70 mijë dollarë në vit dhe kjo falë këmbëve të saj. Sweet Arches, 28 vjeç nga SHBA, publikon foto të ndryshme të këmbëve të saj në rrjete sociale dhe merr kërkesa të veçanta.

E reja ka 106 mijë fansa në Instagram, 25 mijë në Twitter dhe merr 50 deri 100 kërkesa në ditë nga klientë, të cilët duan foto të këmbëve të saj në ujë, duke shkelur në petale apo kërkesa të tjera shumë të çuditshme.

“Njerëzit pëlqejnë që tu dërgoj foto të këmbëve duke shtypur gjëra, si fruta, ose ëmbëlsira. Më kanë kërkuar madje dhe të shtyp milingona, por nuk e kam bërë”, shprehet Sweet Arches.

Ajo tregon se ka mundur të grumbullojë më shumë se 70 mijë dollarë në vit falë shitjes online të këtyre fotove.

Kjo nuk është diçka aspak e çuditshme për ata që kanë “foot fetish”. Personat me këtë fetish kanë një preferencë të veçantë për këmbët, qoftë duke i parë ato ose duke i masazhuar, trajtuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP