Në Brajton dhe Oksford, në Britaninë e Madhe ka nisur një testim për të zbuluar nëse dy ilaçe kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin.

Ilaçet Chloroquine dhe hydroxychloroquine do t’iu injektohen më shumë se 40,000 punëtorëve shëndetësorë nga Europa, Afrika, Azia dhe Amerika Jugore.

Të gjithë pjesëmarrësit në testim kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19.

“Nuk e dimë nëse chloroquine apo hydroxychloroquine janë të dobishme apo të dëmshme kundër Covid-19”, i tha profesori Nicholas Ëhite, një prej udhëheqësve të studimit, duke shtuar se “testim i kontrolluar si ky, kur asnjëri prej pjesëmarrësve dhe hulumtuesve nuk e di se kujt i janë dhënë ilaçet, është mënyra më e mirë për ta kuptuar efektin e dy ilaçeve anti malarje”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP