Dosja.al ka siguruar pamjet e masàkrës mjedisore që kreu bznesmeni në vijë bregdetare të Drymades. Siç shihet edhe në video, fadroma e futur në mes të detit, dhe e gjithë zona është shkàtërruar, nga punimet e kryera nga biznesmeni.

Për të zgjeruar biznesin e tij, biznesmeni kishte vendosur të kryente ndërhyrje në vijën bregdetare, por jo gjithçka shkoi siç planifikoi ai, pasi autoritetet vendore pikasën shkeljet.

Dosja.al raportoi pak më parë, se 44-vjeçari me inicialet A.B., është proceduar penalisht dhe është gjobitur me 2 milionë lekë pas ndërhyrjeve në vijën bregdetare.

Ai kishte ngritur edhe katër çadra pa lejen e Bashkisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP