Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një mikrobuz doli nga rruga në një terren malor, ku si pasojë një ri humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Tashmë mësohet se shtetasi që ka humbur jetën është 24 vjeçari, Elidon Llapushi.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Shaban Paja 67 vjeç; Erald Blogu 25 vjeç; Reardio Blogu 25 vjeç; Amarildo Barjami 22 vjeç dhe Noli Kotorri 33 vjeç.

Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë një defekt teknik I mjetit çka ka bërë që të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një breg.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe reparti zjarrfikës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP