Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot të gjithë komunitetin e besimtarëve në Shqipëri se më 18 maj do të nisin masat lehtësuese për klerin. Njoftimi u dha gjatë një bashkëbisedimi të kryeministrit me krerët kryesorë të besimeve fetare në Shqipëri.

Bashkëbisedimi i Ramës me klerin:

Edi Rama: Uroj të jeni mirë. Do të shohim për një hapje. Muaji i Madhërishëm i Ramazanit i ka gjetur besimtarët myslimanë në shtëpi. Ju faleminderit për këtë. Kam marrë një letër nga ju, kështu që me shumë kënaqësi të dëgjoja opinionet tuaja dhe më pas të thoja edhe unë opinionin tim.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos: Ju faleminderit, jemi bindur rregullave që nga momenti i parë. Kërkesa jonë më e madhe është të kemi një vend për lutje hapur. Sipas rregullave të vendosura nga qeveria. Të na jepni edhe ju drejtimin e masave siç i keni dhënë. Distanca sociale siç është thënë, dhe shmangia e puthjeve dhe takimeve.

Bujar Spahiu, kryetari i KMSH: Kemi bashkëpunuar që nga fillimi. Lusim Zotin që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt. Natyrisht, duam një hapje të vendeve të besimit. Të kemi një mundësi të kemi lutje në distancë në objektet tona të kultit.

Edi Rama: Rihapja e riteve duhet të jetë e kujdesshme dhe ta bëjmë këtë gjë në mënyrë graduale. Kjo kërkon konsultim me ju pasi praktikat tuaja janë të ndryshme jo vetëm nga komuniteti në komunitet , por edhe brenda vetë një kalendari të caktuar mujor apo javor ju keni praktika që nuk janë njësoj. Kam kërkuar që grupi i punës, që është i përbërë nga ekspertë të fushës dhe pastaj edhe Komiteti ynë i ekspertëve të adresojnë këtë çështje. Ndryshe nga aktivitete të tjera dhe të biznesit kjo duhet bërë bashkarisht.

Do ju kërkoja gatishmërinë tuaj që nga sot ose nesër të jeni të disponueshëm të vendosni kontakt nga personat për të pasur një konsultim konkret. Pra si mund të hartohet një kalendar gradual deri në normalizimin e plotë të komunitetit. Ne do të hartojmë nja kalendar të arsyeshëm duke marrë në konsideratë edhe eksperiencat e vendeve të tjera. Shpresoj që në 18 maj, kur edhe do të jetë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare. Në fillojmë nga puna ose sot ose nesër, varet nga ju.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP